Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës të Kosovës, bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë nr. 04/L-037 dhe Udhëzimin Administrativ nr.5/2018,datë.15.03.2018, ka shpallë thirrje publike për nominimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Të drejtë për të nominuar, apo vetnominuar për anëtarë të KShC, kanë të gjithë personat juridik të regjistruar në Kosovë dhe personat fizik, shtetas të Republikës së Kosovës.
Kjo thirrje publike është bërë pas vendimit të MAShT për të rishikuar dhe rivlerësuar listën e të nominuarve për anëtarë të Këshillit Shtetëror të
Cilësisë, në funksion të garantimit të zbatimit të standardeve më të larta akademike e profesionale dhe pavarësisë së domosdoshme të funksionimit të KShC.
Të nominuarit kërkohet të plotësojnë kriteret akademike e profesionale sipas thirrjes së publikuar në ueb faqen e MAShT, e cila është publike deri me datën 21.03.2018.
Të gjitha informacionet dhe dokumentacioni i nevojshëm gjendet në ueb faqen e MAShT www.masht.rks-gov.net
*Sipas thirrjes së publikuar, aplikuesit duhet t’i plotësojnë këto kushte:*
1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.
2. Të kenë gradën e doktorit të shkencave me përvojë relevante akademike ose dhjetë (10) vite përvojë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
3. Në rast se studimet i kanë kryer jashtë vendit, të kenë njohjen e diplomës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës.
4. Njohuri të gjuhës angleze.
Në vazhdim të procesit, i mbetet Komisionit të bëjë përzgjedhjen e listës së ngushtë, mbi bazën e kritereve të parapara me Udhëzimin Administrativ
përkatës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...