Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një ndodhi me të cilën u ballafaqua këto ditë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Labi, në rolin e gazetarit, u ka parashtruar pyetje dy vëllezërve, të cilët, të dëshpëruar janë kthyer nga Gjermania në Kosovë, ku kishin shkuar për punuar në mënyrë që të paguajnë borxhet.
Në një postim në Facebook, Labi ka njoftuar se pagën e tij do ta japë për këta dy vëllezër.
Postimi i Labinot Tahirit pa ndërhyrje:
Ndiqeni këtë video të dashur qyetarë!
Takimi me dy vllezër të dëshpëruar të cilët i ktheu Gjermania!
Për më shumë shikojeni videon dhe rrefimin e tyre që e kërkojnë për ” Demarkacionin” dhe të ardhmen e Rinisê.
Atyre do të ju ndihmoj në uljen e Borxhit që kanë të cilêt janë kthyer të deshperuar tej mase.
Ata kishin obligime, duke provuar fatin qe të shohin me mirë jashtë vendit tonë….!
Unë si Deputet i Kosovës( Shërbëtorë), pa e ditur ata djemt fare se çfarë vendosa te bëj për t’a, dhe duke u munduar që t’ua kthej besimin e tyre në atdheun e tyre!
Më 03 Prill 2018, në bazë të rrogës sime si Deputet që kam, atyre dy vllezërve do të u’a dhuroj (1000 euro). Ato do t’i dhurojë në emrin e të gjithë shqiptarëve, vetëm që të mos i lëm të dëshpëruar dhe që ta kenë besimin në atdheun e tyre.
Sigurisht se pak ju letohet Borxhi që kanë!
Me shpirt e zemër, për bijtë e asaj nane që sot i ka pa djemt e saj pas sa kohe.
Me respekt, Labinot Tahiri
Tungjatjeta Jem Shqiptar
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...