Ndonëse kanë kaluar 19 vjet nga mbarimi i luftës, mjetet e pashpërthyera ende paraqesin rrezik për qytetarët.
Edhe pse për vite me radhë janë KFORI dhe FSK-ja, kanë punuar për çminimin e zonave të minuara, që nga përfundimi i luftës nga minat kanë humbur jetën mbi 100 persona
Së fundi një qytetar në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të një mjeti të pa shpërthyer në shëtitoren e Gërmisë.
Siç duket nga fotogarfia, mjeti duket të jetë i luftës së fundit në Kosovë.
“Dje të “Koshat” në Germi, duke u shëtitur me fëmijë, e gjetëm të zbuluar, si duket këtë mjet të pashpërthyer. I lajmërova edhe policinë të cilët erdhën menjëherë dhe u morën në mënyrë shumë profesionale me rastin. Të keni kujdes të gjithë, e në veçanti informoni fëmijët”, ka shkruar Durim Shala, në Facebook.
https://www.facebook.com/d.shala/posts/10213932459719145
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...