Njëri nga drejtimet e hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit çon edhe nga mundësia se urdhëruesit dhe kryerësit janë të njëjtët persona që kanë organizuar vrasjen e Dimitrije Janiqijeviqit.
Kështu, siç transmeton Gazeta Express, “Veçernje Novosti”, duke shtuar se “shumë ngjashmëri ndërmjet vrasjes qyqare të liderit të Iniciativës Qytetare SDP e kanë orientuar një pjesë të hetimeve drejt zbulimit të lidhjeve të mundshme ndërmjet këtyre dy rasateve”.
“Të dy janë vrarë me armë zjarri të kalibrit 9 milimetra, në të njëjtën datë – më 16 janar, vetëm në një distancë prej katër vitesh, të ngjashme janë edhe disa ngjarje që i kanë paraprirë likuidimit. Janiqijeviq u vra në prag të shtëpisë së vet në veri të Mitrovicës. Vrasësit e tij, motivet dhe urdhëruesit kurrë nuk u zbuluan. Disa herë iu dogj vetura…”, shkruan gazeta beogradase, duke shtuar se besohet se edhe Janiqijeviqi është vrarë për shkak të angazhimit politik, si anëtar i Partisë së Pavarur Liberale.
Oliver Ivanoviq ishte lider i serbëve të Veriut të Mitrovicës. Kishte shërbyer si edhe si deputet i Parlamentit të Kosovës.
Një kohë ishte në proces gjyqësor për krime luftë. Ishte shpallur fajtor për krime lufte. Por, lënda ndaj tij ishte kthyer në rigjykim.
Vrasjen e tij janë duke e hetuar prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ende asnjë person nuk është arrestuar. Ndërkohë, ka pasur akuza se vrasjen e tij e kanë bërë strukturat kriminale të lidhura me Serbinë. Nuk e kanë ndërlidhur me vrasjet etnike.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës