Pas thashethemeve për tradhti, Big Sean uron të dashurën

01:28 | 18 Mars 2018
Trina Galanxhi

Big Sean e ka uruar të dashurën e tij Jhene Aiko për ditëlindje, pas mbylljes së thashethemeve për tradhti.

Në fillim të javës, reperi 29 vjeçar shfrytëzoi Instagramin për t’i ndaluar spekulimet se ai po e tradhtonte Jhene, transmeton Klan Kosova.

Sean pastaj ndau disa fotografi për ditëlindjen e të dashurës, duke e quajtur atë partneren e tij në krim.

“Partnerja ime në krim. Dashuria ime. Ditëlindje të lumtur”, shkroi artisti.

Sean më vonë shtoi: “Unë të dua pa kushte”.

https://www.instagram.com/p/BgZiEh4hFJd/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale