Arrestimet e djeshme në Lezhë, duket sikur kanë ringritur edhe njëherë furtunën në politikën shqiptare.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka rrëfyer se priten të tjera arrestime shumë të rëndëishme.
“Janë mbi 50 urdhër arreste të firmosur nga gjykata për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë në zonën bregdetare në jug të Shqipërisë që priten të ekzekutohen neser ( sot)”.- tha ai i ftuar në RTSH.
Edhe Drejtori i Aluiznit, Artan Lame i ftuar deklaroi se “arrestimet e fundit në Spille dhe Lezhë tregojnë dështimin e shtetit shqiptar. Nëse ky operacion do të kishte filluar më pare, pasojat sociale dhe ekonomike do ishin më të vogla.
Ligji 7501 duhet ta kishte përmbyllur misionin e tij në vitin 1995, ndërsa Republika e Shqipërisë ka vijuar me këtë ligj për token deri në vitin 2017, një absurditet, duke krijuar shtigje të cilat e kanë rënduar gjithnjë e më shumë çështjen e pronës në Shqipëri, veçanërisht në zonën bregdetare”-tha ai./albeu/
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur