Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, ka thënë se nuk mund të lejojnë që Serbia të tradhtojë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe nuk mund të tregtojnë me Kosovën.
Ai e ka përsëritur atë se presidentin serb Aleksandar Vuçiq po e gënjejnë nga Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare në lidhje me Kosovën.
Daçiq, sipas gazetës serbe “Blic” ka thënë se është kundër luftërave me këdo qoftë, dhe se Serbia duhet të jetojë dhe të përparojë, por që duhet ndjekur një politikë e mençur dhe e fortë, pasi sipas tij, me Serbinë nuk mund të udhëhiqet politikë në të cilën i parashtrohen kushte.
“Ne kurrë nuk kemi qenë tradhtarë të këtij shteti dhe njerëzve. Ne do të japim gjithçka për Serbinë, por nuk do ta japim Serbinë për asgjë në botë”, tha Daçiç në një tubim parazgjedhor në Smederevska Pallanka, duke shtuar se Serbia, për shkak të interesave të saj, duhet të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë në botë, por për shkak të hyrjes së saj në BE, ajo nuk mund t’ia kthejë shpinën dhe të sulmojë Rusinë apo Kinën. /Indeksonline
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...