Pas divorcit me aktorin, Brad Pitt, Angelina Jolie kishte deklaruar se kishte ardhur koha që ti përkushtohej fëmijëve të saj dhe nuk kishte kohë për një partner të ri.
Por duket se tashmë aktorja e famshme i ka lënë pas këto deklarata dhe ka vendosur të ketë një partner të ri në jetën e saj.
Sipas Radar Online, Angelina Jolie tashmë ka nisur një marrëdhënie të re me kolegun e saj Garrett Hedlund, duke lënë pas Brad Pitt.
Çifti mendohet se është njohur gjatë xhirimeve të “Unbroken” në 2014, ku regjizore ishte vetë Jolie, në kohën kur ajo ishte ende e martuar me Pitt: “Ata fillimisht shkëmbyen adresat e e emilit, por më pas lanë një takim për darkë. Tashmë Angelina është tepër e kënaqur dhe po gëzon vëmendjen e Garrett”-shkruan portali amerikan.
Sipas Radar Online, Jolie i pëlqen vërtet aktori sepse “është sikur të kesh Brad i ri dhe të pasionuar. Një hakmarrje e bukur romantike për të “.
Dhe nëse shohim fotot e dy aktorëve arrijmë në konkluzionin se Hedlund ngjan shumë me Brad Pitt kur ai ishte i ri.
Aktori 33-vjeçar ka interpretuar edhe me Brad Pitt në filmin “Troy”.
Garrett Hedlund ka qenë i lidhur me Kirsten Dunst nga viti 2011 deri në vitin 2016. Ai është i njohur për rolin e tij “On the road” të Walter Salles./TCH

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...