Artisti i grafiteve nga Britania e Madhe ka krijuar në mural në Nju Jork, ku ka shprehur protestën e tij kundër burgosjes së artistëve dhe gazetarëve nga Turqia.
Bansky në mënyrë të posqame ka protestuar kundër burgosjes së Zehra Dogan, që u burgos përderisa po pikturonte flamurin turk duke fluturuar mbi rrënojat e një qyteti të shkatërruar, transmeton portali arbresh.info
Sipas grupit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut PEN International, Dogan u dënua në mars të vitit të kaluar për “propagandë për një organizatë terroriste”.
Vepra e Bansky’t, e gjatë rreth 70 metra përbëhet nga shenjat e zeza që përfaqësojnë ditët e Dogan në burg.
Në vepër Dogan është treguar pas hekurave, duke kapur një laps të madh.
Këndi i poshtëm i djathtë i muralit mban sloganin “Free Zehra Dogan”./arbresh.info/
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...
Gruaja e plagosur me armë zjarri në Pejë ndërron jetë