Stafi administrativ i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) nga e hëna do të hyjë në grevë të përgjithshme deri në plotësimin e kërkesave të paraqitura.
Grevën e kanë paralajmëruar këshilli grevist i stafit administrativ të PSRK-së, shkruan lajmi.net.
Greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Kërkesat e paraqitura:
Kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti;
Garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve;
Kërkesa për avancimin e zyrtarëve ligjor të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës dhe ata të cilët tani më i kanë dorëzuar kërkesat për avancim , si dhe, cilit do punëtor i cili plotëson kërkesat ligjore për avancim apo ngritje në detyrë në pajtim me dispozitat ligjore. /Lajmi.net/
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...