Lazio e mposhti Dynamo Kievin me rezultat 2:0 në ndeshjen 1/16 në Ligën e Evropës, transmeton arbresh.info.
Lazio kalon në fazën tjetër pas këtij rezultati fantastik të arritur në ndeshjen e parë.
Lazio ka kaluar në avantazh me shifrat 1:0 me golin e realizuar nga Lucas Leiva në minutën e 23-të.
Lazio e ka mbyllur pjesën e parë me shifrat 1:0.
Lazio e arrin golin e dytë në minutën e 83-të me golin e realizuar nga De Vrij.
Sfida e parë e zhvilluar në stadiumin ‘Olimpico’ ka përfunduar pa fitues (2:2).
Portieri Thomas Strakosha luajti në të dyja ndeshjet.
Atletico eliminoi Lokomotivën e Moskës, Marseille eliminoi Athletic Bilbaon, Leipzig e dërgoi në shtëpi Zenitin ndërsa një ndeshje do të shkojë në vazhdime.
Viktoria Plzen po fiton 2-0 kundër Sporting Lisbonës, ashtu siç triumfoi kjo e fundit në takimin e parë dhe do të ketë 30 minuta vazhdime – ndoshta edhe penallti.
Tre çerekfinalistë tjerë mësohen pas ndeshjeve nga ora 21:05: Arsenal – Milan, Lyon – CSKA Moska dhe Salzburg – Borussia Dortmund. /arbresh.info/
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in ...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish