Një pilulë kontraceptive për meshkuj që e bllokon spermën dhe e rritë libidonë është duke u futur në fazën finale të zhvillimit.
Kjo pilulë e cila nuk përmban hormone dhe nuk ka ndikim në libido është duke u zhvilluar nga hulumtuesit australianë nga Instituti Monash i Shkencave Farmaceutike, transmeton Telegrafi.
Iniciative e tyre ka fituar fonde prej 150,000 dollarëve në mënyrë që shkencëtarët ta shpijnë atë në fazën e ardhshme të zhvillimit të ilaçit, e cila do të funksiononte duke i bllokuar dy proteina që e shkaktojnë spermën të lirohet.
Nëse faza finale e zhvillimit rezulton të jetë e suksesshme, atëherë pilula do të jetë në dispozicion për neve brenda pesë apo dhjetë vjetësh.
Më e mira është se ilaçi mund ta ketë edhe një funksion të dytë te përdoruesit duke ua rritur libidonë meshkujve. Por vlen të ceket se e gjithë faza e zhvillimit dhe lansimit varet nga fondet – aq më shumë që financohen, aq më shpejt del pilula në treg. /Telegrafi/
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...