Të qenurit lojtari më i paguar në Premierë Ligë nuk është diçka që ka peshë në supet e yllit Alexis Sanchez të Manchester United.
Në fakt, sulmuesi kilian është i lumtur që ai është njëri nga lojtarët që fiton më së shumti nga futbolli në Angli tani, transmeton portali arbresh.info.

“Presioni nuk qëndron kundër meje, më ndihmon mua”, ka thënë Sanchez në një intervistë për një televizon në Kili. “Sa më shumë që kam presion, aq më mirë ndihem. Ndihem si një lojtar i rëndësishëm në një nivel botëror”
“Të qenurit lojtari më i paguar në Premierë Ligë më mbush mua me krenari si kilian”
Sanchez u transferua nga Arsenali në Manchester United gjatë merkatos së muajit janar./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...