Rio Ferdinand ka dhënë vendimin e tij rreth dallimit kryesor në mes yjeve superyjeve – Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Ish mesfushori i Anglisë ka luajtur me mjeshtrin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, në Manchester United, transmeton portali arbresh.info. Por, ai ka shikuar gjithashtu mjeshtrin e Barcelonës, Lionel Messin, duke shkatërruar mbrojtësit në botë që disa vite.
“Dallimi ndërmjet tyre është që Cristiano shkon aty dhe thotë ‘më jepni topin në zonat ku mund të shënojë gol’ – ai është golashënues”, ka thënë Ferdinand për ‘BT Sport’.

“Ronaldo nuk dëshiron të jetë në gjysmë të fushës dhe në ritëm të lojës, ai dëshiron të jetë buzë thikës së lojës”
“Ndërsa Messin, ju nganjëherë e shihni atë në pozitën e mesfushorit defanziv duke marrë topin duke luajtur një me dy, thjeshtë luan ndryshe”
“Ai është i përfshirë në ritmin e lojës vazhdimisht dhe ky është dallimi mes dy lojtarëve”
Lionel Messi realizoi dy gola në fitoren ndaj Chelseas në Ligë të Kampionëve të mërkurën./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...