Ambasada ruse në Londër ka larguar flamurin e saj kombëtar vetëm disa orë, pasi kryeministrja Theresa May njoftoi vendimin për të dëbuar 23 spiunë të Kremlinit, transmeton portali arbresh.info.
Ky vendim i Britanisë u mor për shkak të dyshimeve për përfshirje të Rusisë në helmimin e ish agjentit të dyfishtë Sergei Skripal.
Ai një javë më parë u helmua me agjentë nervorë të njohur si novinchok.
“Për ata që duan të na bëjnë dëm, mesazhi im është mjaft i qartë. Nuk jeni të mirëpritur këtu”, ka thënë May në një konferencë për media.
Gjithashtu May ka thënë që Britania e Madhe do t’i ngrijë të gjitha asetet e rusëve duke thënë që “nuk ka vend për paratë e tyre në Britaninë e Madhe”./Arbresh.info/
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt