Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i ka thënë skuadrës së tij se ata duhet të reagojnë me shpejtësi pas eliminimit nga Liga e Kampionëve mbrëmjen e kaluar kundër Sevillas.
“Djajtë e Kuq” u befasuan me rezultat 2 me 1 në Old Trafford nga skuadra e Sevillas që nuk kishte fituar asnjëherë në Angli dhe që aktualisht qëndron në pozitën e pestë në La Liga me 11 pikë larg nga zona për të siguruar kualifikimin në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur pas ndeshjes, trajneri portugez tha se ai ishte i lumtur për të parë hidhërimin në lojtarët e tij, por i ka paralajmëruar ata se duhet të rikthehen në ndeshjen kundër Brightonit në FA Cup këtë vikend.
“Sigurisht është e trishtuar, ashtu siç ua kam thënë lojtarëve në dhomën e zhveshjes, unë jam i lumtur me ketë hidhërim, jam me të vërtetë i lumtur”, ka thënë Mourinho për ‘MUTV’.

“Por, ne nuk kemi kohë për të qenë të trishtuar për një kohë të gjatë, ne kemi një ndeshje të shtunën”
“Lojtarët janë kthyer në kampin stërvitor dhe janë të fokusuar për një ndeshje të rëndësishme të shtunën dhe ashtu siç e kam thënë, janë dy ndeshje, kundër Sevillas dhe Brighton, nëse fitoni vazhdoni qëndrimin nëse humbni largoheni”
Ky kompeticon tani përfaqëson mundësinë e vetme të United për të siguruar këtë sezon ndonjë trofe./arbresh.info/
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...