Po ashtu, është theksuar se ekonomitë rajonit u zgjeruan për herë të parë në dekadën e fundit të vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.
Sektori bankar është në këmbë të forta, më të forta se disa vite më parë kanë vlerësuar ekspertët, duke shtuar se rreziqet janë nga lufta e potencialit tregtar e cila mund të anulojë ‘lirshëm’ politikën monetare.
Tendenca e rritjes globale do të vazhdojë siç pritet nga WIIW, me të cilën do të përfitojë më shumë Evropa qendrore dhe lindore.
Një rritje prej 3.1 për qind është regjistruar për gjithë rajonin. Rritja e madhe për periudhën 2018-2020 është promovuar në vendet e Evropës qendrore dhe lindore si dhe në Turqi.
WIIW parashikon që rritja në 11 vendet e reja anëtare të BE-së do të jetë në 3.9 për qind ndërsa në Turqi 4.5 për qind.
Për Rumaninë është parashikuar rritje e PBB prej 7.7 për qind.
Gjithashtu është theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitet e kaluara.
Rusia dhe Ukraina do të kenë një rritje të ndjeshme më të ulët, që do të thotë se Rusia do të ketë rritje prej vetëm 1.8 për qind këtë vit, ndërsa Ukraina do të ketë 1.9 për qind. /Lajmi.net/
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...