Hoston Rockets, skuadra më e mirë e sezonit të rregullt në NBA triumfoi 109 – 93 në derbin teksan me San Antonio Spurs, me skuadrën që drejtohet nga Greg Popovich e cila rrezikon seriozisht renditjen në zonën play off pas tri humbjeve radhazi.
James Harden, rikthehet në superformë pas mungesës ndaj Dallasit për arsye dëmtimi.
“Mjekrroshi” shënoi 28 pikë, dha 6 asiste dhe kontrolloi 6 topa poshtë koshit, duke rezultuar baketbollisti me statistikat më të mira të sfidës.
Siguron fitoren e tretë radhazi Oklahoma City Thunder, që kaloi 106 – 101 Sacramento Kings brenda në “Chesapeake Energy Arena”, ku Russell Westbrook realizoi “triple double” e radhës: 17 pikë, 11 asiste dhe 10 rikuperime. Shënuesit më të mirë ishin Carmelo Anthony dhe Paul George me nga 21 pikë.
Milwaukee Bucks hedh një tjetër hap të rëndësishëm për të siguruar zonën play off, pasi mposhti 103 – 121 Memphis Grizzlies në transfertë. Middleton dhe Antetokoumpu ishin inspiruesit e fitores se Bucks, duke shënuar respektivisht 24 dhe 21 pikë.
Nuk ndalet Portland Trail Blazers, që i shkaktoi humbjen e 32-të sezonale Miami Heat 115 – 99. Skenën në “Moda Center” e rrëmbeu Damian Lillard me 32 pikë, 10 asiste dhe 5 rikuperime, ndërsa boshnjaku Nurkic spikati me 27 pikë dhe 16 topa të kontrolluar poshtë koshit. Për skuadrën nga Florida Dragic ishte më i miri me vetëm 23 pikë./SS/
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...