Ja çfarë thotë ekspertja e lëkurës, Rakela Nazarian, dermatologe në ‘Schweiger Dermatology Group’.
Letrat e lagura mund të jenë një zgjidhje e shpejtë për të hequr grimin kur jeni të lodhura nga një ditë e gjatë pune, ose një mbrëmje jashtë.
Por, a jeni të sigurta se kjo është e shëndetshme për zonën më delikate të trupit tuaj, krahasuar me larësit e posaçëm?
“Gjithmonë predikohet mbi pasojat që ka fjetja me grim ende në fytyrë; produktet që bllokojnë poret, mbledhin papastërtitë dhe irritojnë lëkurën. Por, edhe pse me anë të letrave të lagura ju në fakt po e hiqni grimin (diçka që realisht duhet bërë), çdo gjë ka edhe efekte anësore apo jo?
Duhet të keni parasysh solucionet që përmbajnë letrat e lagura për efekte anësore minimale. Nëse ato kanë përmbajtje alkooli kjo do t’ju irritojë lëkurën e do t’jua thajë atë, thotë Rakela Nazarian, dermatologe.
Mundohuni të evitoni edhe ato me aroma artificiale.
Gjithashtu mbani mend që edhe pse ju keni përdorur letrat e lagura, sërish duhet ta shpëlani fytyrën me ujë të rrjedhshëm si në rastin nëse do të përdornit rrugën më të gjatë”, shpjegon Nazarian./telegrafi
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...