Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka arritur në Kabul, në një vizitë të paparalajmëruar për të vlerësuar gjendjen e luftës dhe mundësitë për të tërhequr disa luftëtarë talibanë në bisedimet e paqes me Qeverinë afgane.
Vizita e Mattis në Kabul vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje të tjera për t’i dhënë fund luftës.
Mattis u ka thënë gazetarëve se ai mendon se fitorja është ende e mundur, duke nënkuptuar me këtë një marrëveshje politike me talibanët.
Shtetet e Bashkuara kanë marrë sinjale nga disa elemente të talibanëve dhe po shikojnë mundësinë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës 16 vjeçare, ka thënë Mattis.
“Ka interes nga ana e talibanëve”, u ka thënë shkurt gazetarëve sekretari Mattis, përpara se të arrinte në Kabul, transmeton Rel.
“Kemi disa grupe të talibanëve – grupe të vogla – që kanë shprehur interesimin e tyre për të biseduar”.
Mattis pritet të takohet me gjeneralin John Nicholson, një komandant i lartë amerikan në Afganistan si dhe me presidentin Ashraf Ghani./Telegrafi
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë