Jose Mourinho ka thënë se për momentin nuk e ka ndërmend që të kthehet në kampionatin italian
Nuk do të ketë një eksperiencë të dytë të Jose Mourinhos në Serinë A.
Trajneri portugez, aktualisht në krye të Manchester United, i cili kujtohet me nostalgji nga tifozët zikaltër për triumfin e trefishtë në vitin 2010, e përjashton rikthimin e tij në futbollin italian.
“Nuk është e mundur, jo sepse nuk ndiej pasion për këtë vend, por sepse ka shumë trajnerë të aftë”, tha fillimisht Mourinho.
“Ka trajnerë me shumë eksperiencë që janë në fund të karrierës, por edhe të tjerë të rinj shumë të aftë. Italia ka shumë trajnerë cilësorë, ndaj mendoj se skuadrat italiane nuk do t’u besojnë të huajve”. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...