Inteligjenca artificiale e Google do të përdoret nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes për të analizuar imazhet e marra nga dronët. Sipas mediave amerikane, Google ka vendosur në dispozicion të Pentagonit platformën TensorFlow për një projekt pilot për njohjen dhe identifikimin e objekteve.
TensorFlow është një platformë programimi e zhvilluar nga Google që është pjesë e projektit të departamentit të mbrojtjes të cilin Google e fitoi nëpërmjet divisionit Cloud të tij.
Për Google është një iniciativë e re dhe e veçantë pasi në të shkuarën bashkëpunimi midis Google dhe shtetit amerikan ka qenë i rrallë. Teknologjia që do të përdoret sinjalizon imazhe të ndryshme të cilat më pas analizohen nga një grup specialistësh dhe do të përdoren për qëllime studimore.
Përdorimi i inteligjencës artificiale nga forcat e armatosura dhe institucionet e mbrojtjes shtetërore ndihmon mjaft përgjegjësi të cilat krijojnë lehtësira në mbarëvajtjen e proçeseve të tyre të punës. /CIO Albanian
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...