Policia e Tiranë ka sekuestruar një sasi prej 155 kg drogë e llojit kanabis sativa ndërsa në pranga kanë përfunduar tre persona dhe një i katërt është shpallur në kërkim.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se janë arrestuar të rinjtë K. V., 23 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 26 vjeç, banues në Krujë, A. L., 23 vjeç, banues në Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M.K., 32 vjeç, banues në Krujë.
“Më datë 10.03.2018, në rrugën ‘Skënderbeu’, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip Audi dhe Golf 4 që këta shtetas lëviznin iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 155 kg bimë narkotike e dyshuar e llojit kannabis sativa. Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13100 lekë, 2 automjete dhe 4 telefona celular”, sqaron policia.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së