Në një qetësi të pabesueshme ka filluar takimi Fiorentina – Benevento, e vlefshme për xhiron e 27’të në Serie A.
Afër 43 mijë të pranishëm në stadiumin “Artemio Franchi” mbajtën 13 minuta heshtje për nder të Davide Astorit, futbollisti italian që ndërroi jetë javën e kaluar për shkak të një sulmi në zemër, shkruan IndeksOnline.

Ndryshe nga herave tjera që mbahen vetëm një minutë heshtje, sot u mbajtën 13’të minuta për shkak se ky ishte numri që mbajti në fanellë 31 vjeçari.
Nuk munguan as lotët, derisa tifozët hodhën në qiell një numër të madh të balonave

Për shkak të vdekjes së tij, numri 13’të është pensionuar nga dy klubet italiane, Fiorentina dhe Cagliari.
Astori ishte futbollist i akademisë së Milanit. Ai bëri afro 14 paraqitje me fanellën e Italisë, ndërsa luajti edhe për klube si Cagliari dhe Roma./IndeksOnline/
#DA13?⚜️ pic.twitter.com/WxaliIDtDu
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) March 11, 2018

Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht