Zëvendëskryeministrit dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Republika e Mauritiusit që ta njoh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
Pacolli, këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, duke thënë se këtë kërkesë e ka bërë në 50 vjetorin e Pavarësisë së Mauritiusit, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Republika e Mauritius-it po shënon 50 vjetorin e Pavarësisë. I kam dërguar një letër urimi përfaqësuesve të këtij shteti, duke i përcjellur urimet tona më të sinqerta për më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie për vendin dhe popullin e tyre. Kam kërkuar, që viti jubilar i 50 vjetorit të Pavarësisë së tyre dhe i dhjetë vjetorit të Pavarësisë tonë të shërbejnë si një pikënisje për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve, e cila do të fillonte me njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran./Arbresh.info
Kurti pret drejtoren e NATO-s për Operacione, flasin për for...
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit