Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Entelës, zonjës nga qyteti i Vlorës që prej 13 vitesh nuk e kishte takuar familjen e saj.
Entela u bë pjesë e programit prej djalit të saj, Kristi, i cili dëshironte ta bënte atë të lumtur dhe ta bashkonte me familjen e saj.
Motra e Entelës, Albana edhe pse nuk e dinte se kush e kishte ftuar erdhi në studio. Momenti kur të dyja motrat panë njëra-tjetrën pas 13 vitesh shkaktoi lot në studio. Entela mori guximin dhe i kërkoi falje Albanës edhe pse ajo thoshte se nuk e dinte arsyen pse familja i qëndronte larg. Por Albana u përgjigj se ajo e dinte arsyen dhe se falje duhet t’i kërkonte prindërve dhe jo asaj.
Pavarësisht përpjekjeve të Arbanës dhe reagimit të publikut, ajo refuzoi ta takonte Entelën./tch/

Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...