Sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është futur në analet e historis së Bayernit, pas hatrikit të shënuar sot.
Lewandowksi shënoi tre gola sot në fitoren prej 6 me 0 ndaj Hamburgit, mandje humbi dhe një penallti, duke arritur kështu në shifrën e 100 golave në Bundesligë për skuadrën bavareze, shkruan arbresh.info.
Ai me këto gola ka thyer rekordin e sulmuesit legjendar të Bayernit, Elber, i cili në 265 ndeshje kishte shënuar 139 gola. Elber ishte transferuar nga Lyoni dhe kishte qëndruar për gjashtë sezone.
29 vjeçari është në top formë këtë sezon, në 24 paraqitje ka arritur të shënojë 23 gola dhe renditet i katërti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të klubit gjerman.
Lewa ishte transferuar në Allianz Stadium në vitin 2014 dhe deri më tani ka shënuar 142 gola nga 182 paraqitje në fanellën e gjigantit gjerman. /arbresh.info/
https://twitter.com/FCBayernEN/status/972495141482188800?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fen-gb%2Fnews%2Flewandowski-breaks-elbers-goal-record-at-bayern-munich%2Fkc6qx5ac0aue1t68yysu2fdnn
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje