Kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri konkretisht në Morinë janë regjistruar në orët e paradites, shkruan arbresh.info.
Pritjet kanë qenë të shumta dhe kanë kaluar më shumë se dy orë, ndërsa kolonat kanë arritur deri në 2 kilometra.
Kjo për shkak që shumë qytetarë të Kosovës ia kanë mësynë vendit amë, Shqipërisë.
Kolonat janë shkaktuar në pjesën e Doganës së Shqipërisë, pasi që kontrollet kanë qenë të shumta çka ka bërë që të ketë edhe vonesa në kalimin e kufirit.
Arbresh.info ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes ndërsa policë nga ana e Shqipërisë kanë pranuar prapa kamerave që kolonat kanë qenë të gjata.
Mirëpo, fluksi i qytetarëve në orët e pasdites ka rënë dukshëm.
Të intervistuarit nga “Arbresh.info” kanë thënë se pritjet nuk janë të gjata 5 deri në dhjetë minuta./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...