Raportet kanë lidhur brazilianin me një rikthim sensacional në Camp Nou pas vetëm një sezoni në PSG, por trajneri i “Blaugranëve” ka hedhur poshtë këto spekulime.
Ernesto Valverde thotë se nuk di asgjë rreth këtyre raporteve që Neymar mund të rikthehet te Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani ka shkëlqyer në Liga 1 qysh pas largimit nga Barcelona për transferim në Paris Saint Germain në muajin gusht duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit pas marrëveshjes prej 22 milionë euro.

Por, këmba e thyer bëri që Neymar të mos jetë pjesë e ndeshjes kthyese në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit derisa 26-vjeçari është gjithashtu në dyshime për Kampionatin Botëror.
Raportet sugjerojnë që Neymar është i pavendosur në PSG ndërkohë që Madridi vazhdon të jetë rregullisht i lidhur me transferimin e sulmuesit qysh pas largimit nga La Liga. Por, Valverde refuzoi spekulimet që Neymar mund të bëjë një rikthim sensacional te Barcelona pas vetëm një sezoni me PSG-në.
“Nuk e di se nga ka ardhur ajo”, ka thënë sot (e premte) Valverde. “Të mos flasim rreth situatave hipotetike”
Valverde është pyetur gjithashtu rreth mesfushori Arthur të Gremios, i cili ishte afër transferimi për 40 milionë euro në Camp Nou, por trajneri ka refuzuar të flas për “lojtarët që luajnë në skuadra tjera”./arbresh.info/
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...