Ditën e djeshme, në ditën më të shënuar për gruan, një vajzë vetëm 20-vjeçe, zgjodhi të vrasë veten pas një zënke me të fejuarin.
Erisa Veizi është gjetur në gjendje të rëndë në banesën e saj nga familjarët pasi kishte konsumuar një sasi të madhe fostoksine.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, pasi mes vajzës 19- vjeçare nga fshati Zvirinë dhe të fejuarit të saj ka pasur një debat përmes telefonit.
Pasi e ka përjetuar keq debatin me të fejuarin e saj, e reja është mbyllur në dhomën e saj dhe në kushtet e tronditjes së thellë ka pirë tetë tableta fostoksinë.
Prindërit e kanë gjetur në kushte të rënda në dhomën e saj dhe, pavarësisht se e kanë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ka ndërruar jetë vetëm pas rreth 30 minutash, shkruan Panorama.
“Vajza kishte pësuar tronditje psikologjike nga debatet e vazhdueshme që kishte me të fejuarin e saj.
Këto debate kanë bërë që vajza jonë të zhytej në një gjendje depresive.
Ne ishim në dijeni se mes tyre kishin lindur debate gjatë ditëve të fundit, por nuk e mendonin kurrë se Erisa do të kryente një veprim të tillë”, kanë shtuar dy prindërit e tronditur nga tragjedia që preku familjen e tyre.
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...