Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vlerësuar se koncept-dokumenti i miratuar sot në qeveri, i hap rrugë kategorizimit të pagave edhe për profesionistët shëndetësor.
Ismaili shkruan në Facebook se nuk do të ketë reforma në sektorin shëndetësor pa rritjen e pagave të atyre që punojnë 24 orë në 7 ditë të javës, duke shprehur gatishmërinë e tij që të punojë me të gjithë akterët për finalizimin e detajeve dhe arritjen e një zgjidhje.
Ky është postimi plotë i Ismailit në Facebook:
“Nuk do të ketë reforma në sektorin shëndetësor pa rritjen e pagave të atyre që punojnë 24 orë në 7 ditë të javës, që të jenë në gatishmëri të qytetarëve tanë në nevojë. Miratimi i Koncept-Dokumentit që bëmë sot në Qeveri, i hap rrugë kategorizimit të pagave edhe për profesionistët shëndetësorë. Unë do të punoj ngushtë me të gjithë akterët me rëndësi, për finalizimin e detajeve që shumë shpejt të vijmë deri te një zgjidhje, e cila është e pranueshme edhe për vetë personelin.”
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë