Gennaro Gattuso pranon se Milani bëri shumë gabime, por shton se ata nuk luajtën asnjëherë si një skuadër dhe Arsenali e meritoi fitoren.
“Topçinjtë” siguruan fitore me rezultat 2 me 0 në takimin e parë të zhvilluar në San Siro mbrëmjen e sotme (e enjte) në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Evropa Ligë, transmeton portali arbresh.info.
“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë”, ka thënë trajneri në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Arsenali vinte nga një moment i vështirë, por ka një kualitet të pamasë në dispozicion, ndërkohë që ne bëmë shumë gabime. Ne nuk luajtëm asnjëherë si një skuadër e bashkuar dhe Arsenali e meritoi fitoren”

“Ne mund të bënim më shumë, por ne nuk luajtëm si një skuadër, prandaj çdo herë që ata na sulmonin, ishte një rrezik. Të luash në këtë nivel është diçka e re për këta djelmosha, prandaj ne do të vazhdojmë përpara pa humbur besimin”
“Ishte një ditë e keqe dhe Arsenali e meritoi fitoren. Ne do të mësojmë nga kjo”
Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey ishin golashënuesit për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger./arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...