Kryetari i vetëm i Komunës që i ka mbetur në udhëheqje Lëvizjes Vetëvendosje e që nuk i përket grupit të dorëhequrve, Mytaher Haskuka foli lidhur me dorëheqjen e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit nga kjo parti.
Në një prononcim për KALLXO.com, Kryetari i Prizrenit tha se dorëheqja e Ahmetit ka ndryshuar raportet e këtyre dyve por nuk beson që do të zbehë bashkëpunimin ndërkomunal.
“I kemi disa iniciativa që i kemi të përbashkëta dhe në këtë aspekt vazhdojmë në të gjitha komunat me të cilat mundemi me bashkëpunu, bashkëpunojmë nuk është problem, në unionin e Komunave Shqiptare. Normal që ka ndryshuar pak pasi nuk jemi partinë e njëjtë. Por në aspektin e bashkëpunimin në mes të Komunës së Prishtinës dhe Prizrenit, nuk shoh ndonjë problem”, tha Haskuka.
Ai po ashtu theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është dëmtuar nga dorëheqjet e fundit pasi që sipas tij e kanë bërë më të vështirë synimin e LVV-së për ndryshim në Kosovë.
“Unë besoj që LVV ka qenë struktura e vetme për ndryshimin në Kosovë, tani ndryshimi është më problematik pasi ka ardhë deri te ndarja e forcave në njëfarë aspekti. Çdo person i cili largohet është dëmtim me njëfarë aspekti dhe normal që ka dëmtuar”,tha Haskuka.
Shpend Ahmeti ofroi dorëheqjen e tij nga Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë.
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...