Gratë në Maqedoni vazhdojnë të përballen me diskriminimin në bazë gjinore në të gjitha proceset shoqërore, pa pasur mbrojtje të të drejtave të tyre.
Sipas Komitetit të Helsinkit, punëtorët e tekstilit të mjediseve rurale, gratë rome, gratë viktimë e dhunës, gratë me nevoja të veçanta, bien në grupin më të ndjeshëm të shoqërisë në Maqedoni, për të cilat shteti nuk ndërmerr masa thelbësore për përmirësimin e statusit të tyre shoqëror.
Të dhënat tregojnë se 78% e dhunës fizike janë femra, kurse 98% e dhunuesve familjarë janë meshkuj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga 2008 deri 2016, në Maqedoni janë regjistruar 70 femicide, respektivisht çështje të urrejtjes në baza seksuale.
Arsyeja më e shpeshtë që vajzat e mitura e lënë shkollimin është pikërisht martesa. 81% e të punësuarve në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve janë femra, dhe janë më pak të paguara, me 35% më pak rrogë mesatare të rrogës mesatare në nivel shtetëror./Telegrafi/
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...