Lista Serbe në Kamenicë, nëpërmjet llogarisë së vet në rrjetin social Facebook, e ka falënderuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe AAK-në për vullnetin e tyre për integrimin e serbëve dhe e kanë përshëndetur votimin e Bojan Stamenkoviqit për nënkryetar të Kamenicës.
“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Kamenicës me 14 vota për, 9 abstenime dhe tri vota kundër, zyrtarisht është zgjedhur Bojan Stamenkoviq për nënkryetar të Komunës për komunitete”, thekson Lista Serbe, shkruan Lajmi.net.
Tutje kjo parti thotë se Lista Serbe së bashku me komunitetet tjera në komunë falënderon pushtetin aktual që e përbëjnë VV-ja dhe AAK-ja në dëshirën politike për integrimin e pakicave në pushtetin ekzekutiv të komunës.
Kryetar i Kamenicës është Qëndron Kastrati nga pjesa e të dorëhequrve të Vetëvendosjes, kurse nënkryetar i parë është Faton Jakupi nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë