Deputeti i LDK, Naser Rugova ka thënë se vendimi i EQAR është alarm për shtetin e Kosovës.
Ai ka kërkuar një konsensus nacional duke thënë se nuk mundet një ministër që ti zgjidh problemet e grumbulluara në sistemin e arsimit.
“Ministri Bytyqi tha se e ka marr këtë dikaster me shumë probleme. Në këtë debat është vetëm një partner i koalicionit qeverisës këtu”, ka thënë ai
Rugova ka deklaruar se ky sistem që do të duhej të ishte krenaria e Kosovës dhe kur e dimë se çfarë sakrifice kanë bërë punëtorët e arsimit hapin dilema të mëdha se këtu po vie era ekskluzivisht politikë
“Bëjë apel që të kemi konsensus nacional pas përjashtimit nga EQAR, prandaj zotëri ministër me të gjithë ne kemi hise në degradimin e arsimit. Zotëri ministër kërkoj me urgjencë që bashkërisht ta gjejmë rrugën e normalizimit të këtij alarmi qe na ka dërguar EQAR ditëve të fundit. Njëherë e përgjithmonë ti lëmë anash interesat personale, ku jemi ne si spektër politik, ku jemi ne karshi atyre të rinjve”, ka thënë ai./Arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën