Manchester United dhe Liverpool, të shtunën me dhjetë mars, do ta zhvillojnë derbin më të madh në botë, në Old Trafford.
Është një nga derbit me rivaliteti më të madh, si nga ana e klubeve, ashtu edhe tek tifozët e të dy klubeve.
Tashmë, janë bërë 60 vite që këto dy klube nuk kanë shkëmbyer lojtarë.
Liverpooli dhe Man United janë në formë të mirë para kësaj ndeshje, dhe sulmuesi senegalez, Saido Mane, ka deklaruar se skuadra e tij nuk ia ka frikë ‘djajve të kuq’.
“Nuk do të jetë e lehtë, por gjithmonë kam thënë se ne mund ta mposhtin çdo ekip në botë”, ka thënë Mane për Sky Sports.
“Sinqerisht, ata [United] janë njëra prej skuadrave më të forta në Angli e natyrisht edhe në botë, por edhe ne jemi. Ata kanë lojtarë shumë të mirë, por ne nuk i frikohemi askujt”, shtoi ai.
Vlen të theksojmë se United është në pozitën e dytë me 62 pikë, ndërsa Liverpool në të tretën me 58 pikë. /arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova