Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Komunës së Parisit, Christophe Girard, të cilit i kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Francës për projektet zhvillimore të Kosovës dhe rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
“Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin bilateral me shtetin e Francës, si një prej partnerëve shumë të rëndësishëm të vendit, veçmas për ta vazhduar bashkëpunimin në projektet zhvillimore dhe kulturore, duke ofruar mbështetjen e plotë. Ne kemi resurse dhe ambient të mirë për planet e përbashkëta ekonomike dhe kulturore ”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Nënkryetari i Komunës së Parisit, Christophe Girard, i shoqëruar nga Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, shprehu përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçmas në fushën kulturore, duke përmendur projektet konkrete që tashmë kanë lidhur me disa komuna të vendit.
“Kosova është shembull i ecjes historike drejt jetësimit të lirisë. Sot e shohim këtë vend me njerëz shumë aktiv, kreativ dhe plot jetë. Kjo është vlera juaj e çmuar”, tha nënkryetari i Komunës së Parisit, Christophe Girard.
Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është mirënjohëse për ndihmën e dhënë nga Franca në rrugën historike të vendit dhe se qeveria që ai drejton do të vazhdojë përkushtimin për një partneritet të qëndrueshëm me shtetin e Francës.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...