Trajneri italian, Arrigo Sacchi, ka kritikuar ashpër klubin francez, Paris Saint-Germain, pas paraqitjës së dobët kundër Real Madridit.
Sacchi është një nga trajnerët më të mirë italian dhe është dy herë fitues i Ligës së Kampionëve.
Ai, ka thënë se idetë dhe filozofia e futbollit nuk mund të blihen me para.
“Real Madridi u përball me një kundërshtar shumë të dobët”.
“PSG është vetëm një grup lojtarësh. Fjala “lojë” mund të duket abstrakte, vështirë për t’u përshkruar, pro e ka bërë gjithë diferencën sonte (e martë)”.
“Idetë nuk mund të blihen… PSG-së i mungojnë aq shumë gjëra”, theksoi strategu italian.
Trajnerit Unai Emery i skadon kontrata në fund të sezonit dhe pas dështimit në Ligën e Kampionëve atij presioni i është rritur dukshëm. Sacchi ndërkaq, vlerëson lart trajnerin spanjoll.
“Emery është trajner shumë i mirë. Ai veq ka nevojë që klubi të jetë prapa tij dhe sidomos lojtarët të ndjekin idetë e tij”.
“Në Evropë, të duhet mentaliteti, por edhe loja. Loja është sikur rezultati i një muzike dhe i një skenari të një filmi”, përfundoi Sacchi. /arbresh.info/
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...