Një foto vërtet tronditëse po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale. Jacob Randell 14-vjeç dhe motra e tij Sophie 5-vjeç shihen teksa përqafohen në një spital ku të dy po luftojnë kancerin.
Të dy fëmijët prej disa kohësh po luftojnë për jetën e tyre, ndërsa kanë prekur zemrat e kujtdo që është njohur me historinë e tyre.
Vetëm javën e shkuar fëmijët morën veshë se kanceri i ishte rikthyer, ndërsa mamaja e tyre Liliane Hajjar, është shprehur se familja është e shkatërruar. Fotoja e tyre e ka lënduar nënën deri në pikëllim.
“Është fotoja më e trishtë që kanë parë sytë dhe zemra ime. Jam e shkatërruar”, është shprehur ajo.
Ajo ka treguar se pavarësisht se nuk është jeta që ajo kishte imagjinuar për fëmijët e saj, do të qëndrojë me ta në çdo hap.
Jacob ishte në moshën e motrës së tij kur u diagnostifikua në fillim me një kancer agresiv në tru. Ai kreu shumë ndërhyrje kirurgjikale të cilat i morën dëgjimin në njërin vesh, dhe shikimin në njërin sy. Pas 10 muajsh trajtime, familja u gëzua kur mësoi se kanceri ishte larguar.
Ata madje u bënë edhe me një vëlla të quajtur Liam. Më pas lindi Sophia dhe familja e tërë iu nënshtrua një analize genetike për të parë nëse kishin rrisk të prekeshin nga kanceri.
Liam rezultoi negativ, ndërsa Sophia për fat të keq rezultoi pozitive me një tumor në pjesën e majtë të trurit. Ajo u trajtua dhe deri në janar të këtij viti gjithçka shkonte mirë, deri sa sëmundja u rikthye për të dy njëkohësisht./opinion/


Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në