Real Madridi ka vazhduar tutje në UEFA Ligë të Kampionëve.
Pas fitores 1 me 2 në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e martë) kundër PSG-së, skuadra e Zinedine Zidanes ka siguruar kualifikimin në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 2 me 5, shkruan portali arbresh.info.

Cristiano Ronaldo, i cili realizoi një gol dhe krijoi një asistim, është lojtari i kësaj ndeshje. Sulmuesi portugez është vlerësuar me notën 8.9.
Me notë të lartë te skuadra e ‘Los Blancos’ janë vlerësuar edhe Casemiro (8.7) dhe Lucaz Vazquez (7.8).
Lojtari me notën më të dobët është mesfushori i PSG-së, Rabiot (5.1)./arbresh.info/

Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të d...
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...