Titulli i Superiores i sezonit 2015-2016 është në dorë të CAS-it të Lozanës.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka përfunduar tashmë gjykimin e çështjes në fjalë, të relatuar pranë saj nga klubi korçar i futbollit, që nuk është pajtuar me heqjen e titullit në fjalë nga Komisioni i Etikës pranë FSHF-së.
Kujtojmë se kuqebardhët e kanë konsumuar një dënim të dhënë nga UEFA, me mospjesëmarrje një vit në Kupat e Evropës, pasi janë konstatuar disa ndeshje të tyre në garat europiane, por edhe në kampionatin shqiptar, si të paravendosura në rezultat. Kompanitë partnere të UEFA-s, që merren me monitorimin e lëvizjeve të koeficentëve të basteve kanë dalë në përfundimin se ka shumëçka që nuk shkon te një numër i konsiderueshëm i sfidave të Skënderbeut.
Në bazë të këtyre relacioneve, është kërkuar së fundi edhe dënimi përfundimtar i kryesuesve të Superiores me 10 vite pezullim nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë.
Sidoqoftë, çështja e titullit të hequr nga Etika është një histori më vete për Skënderbeun dhe pret të mësojë së shpejti verdiktin nga CAS-i, që është edhe hallka e fundit e një gjykimi sportiv në kontinent. Skënderbeu është në pritje të këtij vendimi, sepse nëse shkon në favor të tij, i jep kredite të konsiderueshme edhe për betejën tjetër në UEFA, lidhur me raportin e fundit të inspektorëve të qeverisë europiane të futbollit.
Po ashtu, pret edhe Partizani, me shpresën se mbetja në fuqi e vendimit të Etikës së FSHF-së do ta dërgojë titullin te të kuqtë, që ishin nënkampionët e vendit në sezonit e cituar më sipër. Pas një kontakti me email me Gjykatën e Lozanës, “Telesport” mori përgjigjen e mëposhtme:

Eskalon konflikti në Sarandë, plagoset me thikë një person
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...