Qeveria irakiane ka nxjerrë një dekret ku urdhërohet për sekuestrimin e pasurisë së Sadam Huseinit dhe zyrtarëve që shërbenin në kohën e tij.
Emri i Sadamit kryeson listën, ku janë të përfshirë edhe fëmijët, nipat dhe mbesat e tij, shkruan afp, transmeton portali arbresh.info
Lista e shpronësimit përmban emra të shumë zyrtarëve të mëparshëm, të cilët janë ekzuekutuar gjatë periudhës së pas hyrjes së SHBA-ve në vitin 2013 dhe të atyre që kanë vdekur.
Në listë është përfshirë edhe Ali Hassan al-Majid, kuëshriri i Sadamit, i njohur si “Chemical Ali”, i cili u ekzekutua në vitin 2010, për shkak të urdhërtimit të një sulmi kimik në qytetin Halabja në Kuristanin e Irakut në vitin 1988, ku mbetën të vrarë mijëra njerëz.
Një tjetër person në listë është Tareq Aziz, një ministër i jashtëm dhe një zëvendëskryeministër në qeverinë e Sadamit, i cili vdiq në burg më 2015.
Pas pushtimit amerikan që rrëzoi Saddam Hussein në vitin 2003, pronat dhe pasuritë që i përkisnin ish-liderit irakian janë shfrytëzuar nga udhëheqësit e rinj të Irakut.
Sipas analistëve, ky veprim mund të jetë një “marifet” që ka për synim tërheqjen e votave gjatë zgjedhjeve të planifikuara për muajin maj./arbresh.info/
Kurti e pret me keqardhje vdekjen e Habermas: Ai e quante mo...
Galatasaray synon transferimin e Bernardo Silvës, gati super...
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...