Cikli menstrual është i ndërlidhur ngushtë me shëndetin tonë të përgjithshëm, dhe mund të jetë indikator i mirë i asaj se si po funksion trupi.
Prandaj nuk është çudi që çrregullimet e ushqimit – duke përfshirë anoreksinë dhe ngrënien e tepërt – mund të kenë ndikim të rëndësishëm në menstruacionet tuaja, transmeton Telegrafi.
Çfarë janë çrregullimet e ngrënies?
Çrregullimet e ushqimit janë gjendje të shëndetit mendor që karakterizohen nga shprehitë anormale të ngrënies.
Ato mund të përfshijnë kufizimet e tepërta në konsumim të ushqimit, ose edhe ngrënien e tepërt.
Anoreksia vs Menstruacionet
Anoreksia – sëmundje ku individi e kufizon aq shumë sasinë e konsumimit të ushqimit saqë shpie në humbje të tepërt të peshës – është shkaktar i njohur i amenorresë, e cila është gjendje ku menstruacionet nuk shfaqen për tre ose më shumë muaj.
Si rezultat i kësaj, funksionaliteti i hipotalamusit (qendrës kontrolluese në tru që i rregullon shumicën e luhatjeve hormonale brenda trupit) mund të shtypet, dhe luhatjet normale hormonale sikur ato që e rregullojnë ciklin menstrual mund të ndryshohen.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të mbahet mend se jo çdo njeri që ka çrregullime të ngrënies do të ketë amenorre.
Edhe pulsi i zemrës, shtypja e gjakut dhe temperatura janë më të ulëta. Por shumica e këtyre mund të rregullohen kur personi rikuperohet dhe e rregullon peshën normale të trupit.
Të kërkuarit ndihmë
Identifikimi dhe trajtimi i hershëm i anoreksisë e përmirëson dukshëm ritmin e rikuperimit.
Sidoqoftë, personat me çrregullime të ngrënies e vonojnë trajtimin për përafërsisht tetë vjet. Kjo tregon se personat me çrregullime të tjera përjetojnë barriera sa i përket të kërkuarit ndihmë.
Prandaj, është e rëndësishme që nëse vuani nga fenomene të tilla sa më parë të kërkoni ndihmë nga terapistët, anëtarët e familjes dhe doktorët. /Telegrafi/
“Hajde dalim”, kënga më e re nga Xhensila Myrtezaj
Bellingham dha një përgjigje epike kur u pyet për refuzimin ...
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit në...
Analistët: Të reagojnë Presidenca dhe Kushtetuesja
Zelensky zbardh bisedën me Trump: Ishte më e mira që kemi pa...
Policia me njoftim zyrtar: Numri i telefonit nga i cili erdh...