Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka paralajmëruar rrotacione, por jo edhe shumë – për faktin se siç ka thënë ai: “mund të keqkuptohet”.
Trajneri gjerman ka paralajmëruar ndryshime në formacion kundër Portos, që do ta zhvillojnë të mërkurën.
Por, Jurgen Klopp ka paralajmëruar se mund të mos pushojë shumë lojtarë pavarësisht rezultatit mbresëlënës nga ndeshja e parë, për faktin se gjithçka mund të keqkuptohet dhe se ai nuk dëshiron të nënçmojë kundërshtarin.
“Mund të bëjmë (rrotacione), por ende nuk jam i sigurt sepse gjithçka mund të keqkuptohet”, tha Klopp para ndeshjes me Porton.
“Dua me të vërtet të tregojë respekt, dua të tregoj respekt për kundërshtarin, për turneun dhe dua formacionin më të mirë për ta fituar ndeshjen sepse kjo është arsyeja pse jemi këtu”, shtoi ai.
“Jemi të pamposhtur në Champions League këtë sezon dhe dua të mbetemi të pamposhtur sa më gjatë të jetë e mundur. Kjo do të na ndihmoj shumë”, theksoi mes tjerash Klopp. /arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë