Në raportin e SNHR-së thuhet se 146 civilë janë vrarë në sulmet e kryera gjatë 6 ditëve të para pas 24 shkurtit, vendimit të KS-OKB-së për armëpushim për civilët në gjithë Sirinë. Në raport thuhet se në sulmet ajrore dhe tokësore të regjimit janë vrarë 114 civilë nga të cilët 22 fëmijë dhe 16 gra.
Në sulmet ajrore të avionëve luftarakë rusë, të cilët ofrojnë mbështetje ajrore për regjimin e Asadit, sipas raportit jetën e kanë humbur 5 civilë ndërsa në bombardimet e forcave të koalicionit kundër organizatës terroriste DEASH kanë vdekur gjithsej 16 civilë nga të cilët 10 fëmijë dhe 4 gra.
Sipas raportit DEASH-i ka vrarë 5 civilë, 4 prej tyre fëmijë kurse në sulmet nga palët e paidentifikuara kanë humbur jetën gjithsej 6 civilë nga të cilët 2 fëmijë dhe 1 grua.
Për 6 ditë janë kryer 87 sulme me bomba fuçi
Sipas raportit të SNHR-së, helikopterët e regjimit në 6 ditët pas 24 shkurtit kanë kryer 87 sulme me bomba fuçi, 83 prej tyre ndaj zonës rurale të Damaskut ku ndodhet edhe Guta Lindore ndërsa 4 ndaj zonës rurale të Hama-s.
Kujtojmë se më 24 shkurt KS-OKB miratoi një rezolutë për armëpushim të paktën një mujor në Siri në mënyrë të arritjes së ndihmave humanitare si dhe evakuimin e personave të sëmurë rëndë dhe të plagosurve nga Guta Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.
Në Gutën Lindore, e cila është nën kontroll të opozitës, jetojnë rreth 400 mijë civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astana u shpall zonë e deeskalimit të përleshjeve. Përskaj kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.
Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri.
Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë për të patur qasje në barna.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...