Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka deklaruar se është i zhgënjyer me futbollistin holandez, Stefan de Vrij.
Mbrojtësi holandez ka refuzuar kontratën e fundit nga klubi romak dhe ka bërë të ditur se fund të sezonit do të largohet.
Tare ka akuauar holandezin për mungesë të profesionalizimit dhe se është një nga dështimet e tij të pakta në Lazio, si drejtor, shkruan arbresh.info.
“Me De Vrij nuk duhet të kishim shkuar në këtë situatë, por treguam më shumë besim se sa duhet dhe gjatë bisedave tona, nuk u mbajtën shumë premtime. Lazio pati një rol të rëndësishëm në rilançimin e De Vrij, por holandezi nuk u tregua aspak mirënjohës në këtë rast. Gjithsesi, ne kemi besim në profesionalizmin e tij, në ndeshjet e mbetura të sezonit”, u shpreh Igli Tare.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...