Ylli i Real Madridit, Gareth Bale do të bëhet lojtari britanik me më së shumti paraqitje në La Liga të shtunën duke kaluar David Beckhamin.
Sulmuesi 28-vjeçar do të zhvilloj ndeshjen e 117-të në Spanjë në rast se është pjesë e formacionit starutes në takimin e sotëm kundër Getafes, shkruan portali arbresh.info.

Ish lojtari i Tottenhamit tashmë është larg nga rekordi si top golashënuesi britanik në histori të La Ligas me 61 gola për ‘Los Blancos’
Bale, i cili ka shënuar shtatë gola brenda 16 paraqitjeve këtë sezon, ka qenë kohë pas kohe brenda dhe jashtë formacionit startues të Real Madridit gjatë disa sezoneve për shkak të problemeve të shumta me lëndime.
Takimi ndërmjet Real Madridit dhe Getafes zhvillohet në Bernabeu duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...