Teknologjia VAR do të shfrytëzohet në Kampionatin Botëror këtë verë pasi është aprovuar zyrtarisht nga Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit.
Ligjvënësit e futbollit kanë vendosur sot (e shtunë) për t’i dhënë dritën e gjelbër teknologjisë për asistencë të gjyqtarëve me anë të videove në “Rusia 2018” pavarësisht problemeve dhe dyshimeve në sistem, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino tashmë ka përkrahur shfrytëzimin e kësaj teknologjie, e cili është shfrytëzuar këtë sezon në Serie A dhe Bundesliga.
Tani, FIFA vetëm duhet të kaloj VAR-in formalisht në rregulloren e tyre gjatë një takimi që pritet të zhvillohet vonë gjatë këtij muaji në Kolumbi.
Edhe La Liga ka konfirmuar shfrytëzimin e teknologjisë VAR, ndërsa klubet e Premierë Ligës së Anglisë refuzojnë aprovimin./arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic