Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar sulmin kundër ambasadës së Francës në Burkina Faso, të cilin autoritetet atje e cilësuan si akt terrorist.
“Po e përcjell nga afër sulmin në Burkina Faso kundër ambasadës franceze. Dënoj fuqishëm këtë akt të dhunës. Mendjet tona janë me diplomatët francez atje dhe familjet e tyre”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter.
Qeveria e Burkina Fasos njofton se së paku tetë ushtarë kanë mbetur të vdekur gjithashtu edhe tetë sulmues – katër në Ambasadë dhe katër tek selia qendrore ushtarake.
Mediat raportojnë se mund të ketë numër edhe më të madh të të vdekurve.
Sulmi së pari kishte ndodhur në Ambasadën franceze, për t’u pasur më vonë me sulmin tjetër.
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...
Tërhiqet shorti për raundin e 1/8 së finales në FA Cup
Kryeministri Kurti i uron komunitetit Ashkali Ditën Kombëtar...
Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë